Andi së fundi foli në “Big Brother VIP Kosova” për raportin e tij me Jasminën.
Ai tha se Jasmina ishte shumë posesive në shoqëri por edhe në lidhje.
Madje ai u shpreh se pas ndarjes ajo u dobësua shumë.
“U dobësua pasi u ndamë, u bë keq. Unë jam shumë njeri i kuptueshëm po ajo dhe në shoqëri ua merrke frymën shoqeve të veta, lëre pastaj mua që më ka parë në një mënyrë tjetër. Posesive. Asnjë shoqe nuk e ka. Mua nuk mundesh të më bësh me zor që të të dua. Asgjë nuk shkon me zor, as respekti, as dashuria. Më vjen spontanisht, më vjen.”, tha ai.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Jasmina në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ disa komente nga ndjekësit në faqen zyrtare të “BBVK”.
“Fytyra t’kallxon që je bajat njeri”, “Jasmina është një yll, ti je një copë plehre, një person fake, shyqyr që e largoi Zoti nga ty o i shpifur”, “Fake je ti, në Përputhen për vëmendje bëje si i dashuruar me Jasminën e jashtë ishe i lidhur me atë këngëtare”, thuhet mes të tjerash në komente të cilave Jasmina iu ka bërë dhe like.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.