×
  • Show Time
  • Show Time

    Andi i revoltuar ndaj Shqipes, i bën thirrje të mos kërkoj vëmendje

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 20:07

    Ish-konkurrentja e Përputhen Shqipe Hysenaj ka postuar disa foto të Andit dhe një vajze që ajo thotë se është Tea, ku shfaqet kjo e fundit duke e puthur në faqe Andin.


    Ditën e sotme, në emisionin “Përputhen”, Andi ka thë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe ka thënë se këto foto janë shkrepur në Gjermani, kur Tea ka qenë 16 vjeç, ndërkohë që Tea ka konfirmuar se ka qenë në Fier në shkollë gjatë asaj kohe.

    “Do i thoja vetëm dy fjalë kësaj vajze që ka nxjerr këtë gjë. Në radhë të parë ti vijë turp sepse vajzës huaj është duke i cënuar privatësinë. Ne nuk e dijmë nëse ajo vajzë është e martuar apo beqare dhe po i shkatërron jetën”, tha Andi.

    Tea dhe Andi i bënë thirrje Shqipes të mos kërkojë vëmendje, ndërsa Tea thotë se xhelozia për Andin ka qenë ajo që e ka shtyrë të gënjejë për diçka të tillë.

    Për të qenë më transparentë, në studio është bërë një krahasim midisi profilit të Teas dhe vajzës që shfaqet duke puthur Andin në foto dhe duken qartë dallimet mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!