Edhe Anita Haradinaj duket të jetë fanse e formatit Big Brother VIP Albania.
Bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës ka treguar hapur simpatinë që ka për njërën nga banoret brenda shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bëhet fjalë për Einxhel Shkira, banorja e cila mbrëmë u eleminua por u kthye sërish në shtëpi, pasi në studio hapi biletën që kishte dhe ishte ajo e kthimit.
Në një Story në Instagram, Anita ka publikuar një fotografi nga momenti kur Einxhel takon Arbana Osmanin në studio, derisa e thotë me siguri se Einxhel do të kthehet sërish.
“Prit Dagz se ka me u kthy”, shkruan Anita.
Ndryshe, Dagz dhe Einxhel ka një javë që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.