Anita Muçaj Haradinaj së fundmi ka folur humor mbi jetën e saj personale dhe martesën me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn.
E pyetur për një koment nga publiku që thoshte: “Vetëm Ramushi, se ty s’të kish mbajtur kush tjetër”, Anita reagoi me të qeshur.
“I thashë edhe një gruas tjetër, vetëm Ramushi më duron mua, asnjë burrë tjetër. Kam ditur të zgjedh, çka me bë”.
Ajo e cilësoi veten me fat për bashkëshortin që ka dhe vlerësoi zgjedhjen e saj si një ndër më të mençurat që ka bërë në jetë.
Për më tepër, Muçaj shtoi se nëse edhe populli i Kosovës do të dinte të zgjidhte si ajo, vendi sot do të ishte në një pozitë shumë më të mirë.
“Me pas dit Kosova me zgjedh Ramushin në politikë dhe si lider, beso sot na kishim qenë në tjera pozita. Kështu që kam dalë e mençur – e kam zgjedhur burrin më të mirë në botë”.
Moderatorja zbuloi se këto ditë janë të veçanta për ta, pasi përkojnë me përvjetorin e martesës së tyre dhe ditëlindjen e Ramushit.
“Meqë ra fjala, unë e kam përvjetorin e martesës dhe ditëlindja e Ramushit. Dua t’ia uroj ditëlindjen publikisht, ia uroj të gjitha të mirat. Jam e bindur që jam dhurata më e mirë që ka marrë ndonjëherë për ditëlindje”, tha ajo mes tjerash./Prive by LS/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.