Personazhet publik duket sikur janë gjithmonë më të privilegjuarit e për më tepër prezantusja e “Big Brother VIP” i cili është për momentin emisioni më i zhurmshëm.
Arbana Osmani po jeton ditët më të suksesshme të karrierës së saj, por sot ajo është përballur me një të papritur. Ajo ka zbuluar se çfarë përjeton përtej kamerave dhe dritave të skenës.
Arbana ka publikuar identitetin e një ndjekësje e cila e ka mallkuar së bashku me fëmijët.
Më pas moderatorja ka fshirë postimin me identitetin e saj duke thënë se fëmijët e saj nuk kanë asnjë faj.
“Gjuha e urrejties online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.
Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.
Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj”, ka shkruar Arbana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.