Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, i ftuar në “Ftesë në 5” , ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.
Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja nuk ka ngurruar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.
“Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas. Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni”, ka thënë Arbër Hajdari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.