Ardian Bujupi duket se i ka dhënë fund beqarisë. Mësohet se ai është martuar në Gjermani në një ceremoni private.
Burime pranë ‘Prive’ bëjnë të ditur se këngëtari është martuar me një shqiptare nga Kosova që jeton në shtetin gjerman.
Artisti s’ka dashur të zbulojë detaje nga ceremonia e tij, por duket se dikush i ka zbuluar sekretin e dasmës.
Ende nga vetë këngëtari nuk kemi një foto apo një konfirmim zyrtar lidhur me këtë informacion.
Kujtojmë se në aspektin e karrierës, Ardiani është aktiv në tregun muzikor shqiptar, madje së fundmi ka publikuar bashkëpunimin me Shpat Kasapin të quajtur “Valle kosovare”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.