×
  • Show Time
  • Show Time

    Ariana Grande martohet në një ceremoni private me Dalton Gomez

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 12:14

    Artistja e njohur, Ariana Grande, fshehtësisht është martuar me Dalton Gomez.


    27-vjeçarja thuhet të ketë kurorëzuar dashurinë me martesë gjatë këtij vikendi, afër shtëpisë së saj në Montecito të Kalifornisë, shkruan Daily Mail.

    “Ata janë martuar. Ka qenë dasmë e vogël, më pak se 20 persona”, është shprehur përfaqësuesi i Grande për People.

    Ani pse shtëpia e bukuroshes është e rrethuar me emra shumë të njohur, një gjë e tillë nuk u bë e ditur.

    Ndërkohë, edhe pse është raportuar se vendimi për fejesë të dyshes ishte i nxituar, çifti mezi kishin pritur të martoheshin.

    Sipas E! padurimi i Grande dhe Gomez ka bërë që ceremonia të jetë më e shpejt dhe me pak persona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!