Një nga ngjarjet më të komentuara të “Për’puthen” në këtë sezon ka qenë debati mes dy opinionistëve, Arjan Konomit dhe Neda Ballukut.
Përtej asaj çfarë i thanë njëri-tjetrit në studion e programit, të dy e kanë komentuar sërish përplasjen. E para ishte Neda në “Goca dhe Gra” që tha se nuk mundi të duronte më batutat dhe ngacmimet që kaluan në personale, megjithatë e quajti kolegun “një njeri me mjaft eksperiencë”.
Ndërkohë Arjan i ftuar dje në “Më lër të flas”, bashkë me autoren e programit, Olsa Muhameti, u bë pjesë e lojës së makinës të vërtetës ku ju kërkua të fliste edhe për Nedën.
Shumë i sinqertë, i pyetur nëse do donte që ajo të largohej nga emisioni, Konomi u përgjigj:
“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.