×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjola Demiri kritikohet për papastërti, pasi u shpërnda një foto ku shihet duke fjetur me këmbë të ndotura

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 15:03

    Spektakli i Big Brother VIP ka marrë vëmendje të madhe dhe banorët e shtëpisë komentohen pothuajse për secilin veprim.

    Qëndrimi 24 orë nën vëzhgimin e kamerave shpesh herë bën që banorët të kenë debate, situata të siklteshme e momente komike që nuk iu ikin syrit të publikut.

    Për një situatë të sikletshme së fundmi është komentuara dhe aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila në rrjetet sociale u kritikua për papastërit.

    Në një moment teksa ajo ndodhej në suit bashkë me Einxhel Shkira, aktorja u pa e zbathur ndërsa binin në sy këmbët e papastra.

    Fotografi nga ky moment bëri që të shpërndahej në mediat sociale dhe të marrë reagime të shumta të ndjekësve të BB VIP, ndërsa aktorja shihet e pa shqetësuar e shtrirë në shtrat.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!