×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjola Demiri shpërthen në lot në ‘Big Brother VIP’ derisa flet për motrën e saj: Më ka ndihmuar ekonomikisht, kur kisha nevojë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 23:45

    Aktorja e njohur Arjola Demiri e cila së fundmi është futur në Big Brother VIP Albania ka qarë pasi ka marrë një letër nga motra e saj më e vogël.

    Arjola ka thënë se e motra ka qenë njeriu që e ka ndihmuar shumë si në aspektin ekonomik por edhe atë emocional.

    Arjola i ka lënë fëmijët nën kujdesin e saj për tu futur në Big Brother VIP.

    “Shumë kisha nevojë për këtë letër. Jam vazhdimisht shumë e ngarkuar sepse ndjenja e përgjegjësisë është shumë e fortë. Ka qenë një shtyllë e fortë për mua. Është e vogla prej nesh por ka qenë shtylla më e fortë kur e kam nisur karrierën në Kosovë, më ka ndihmuar ekonomikisht emocionalisht e gjithçka”, është shprehur Arjola derisa nuk ka mundur t’i ndalë lotët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!