Aktorja Tropojane, Arjola Demiri, gjatë qëndrimit të saj brenda “Big Brother Vip”, kishte rrëfyer dëshirën e saj e cila ishte për të qenë prezantuese e Portokallisë.
Kjo çështje nuk la pa u diskutuar as në emisionin “Fan Club”, ku edhe ishte e ftuar.
Aktorja u shpreh se një rol i tillë do ta rriste në një nivel më të lartë.
Por aktorja e njohur Lisa Kujovska, nuk mendon njësoj, ajo e thumboi Arjolën përmes një postimi në Instagram, ku kishte shkruar:
‘’Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri“.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.