×
  • Show Time
  • Show Time

    Armaldo: Dasma e Luizit dhe Kiarës duhet të transmetohet “live” në Top Channel

    Reporteri
    28 Prill 2023 | 8:05

    Armaldo Kllogjeri, i njohur ndryshe si Maestro ka dhënë disa përgjigje për ndjekësit në lidhje me raportet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.

    Ai zbuloi se e ka marrë në telefon Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në Top Channel.

    Më tej, artisti i njohur ka komentuar edhe debatin e Luizit me Efin. Sipas Maestros Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.

    Ndërkohë ai u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve se pse nuk poston video me Luizin duke thënë se kur e ka bërë këtë gjë ka marrë kritika nga ndjekësit të cilët i kanë kujtuar debatet që ata kanë pasur me njëri tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!