Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.
Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore. Armandi ka treguar gjithashtu edhe një incident gjatë dasmës që e ka nervozuar shumë dhe që ndodhi gjatë hyrjes së Arbanës në altar:
“Arbana shoqërohej nga i ati, u hapën dyert, çdo gjë ishte perfekte. Kalojnë shoqërueset e nuses fillimisht, fillon muzikë e re për nusen, pra ishte çdo gjë si në ëndërr dhe aty shikon një mrekulli, atë zonën turistike që është shumë e dëshirueshme për të gjithë. Hapen portat, bën Arbana 10 hapa, ndalojnë një tufë me çiklistë që lënë biçikletat dhe fillojnë të filmojnë dhe ata ishin në sfond të Arbanës. Unë nervozohem dhe i them hiqini ata se nuk ka kuptim. Nuk e di se si do ta montojnë këtë pjesë sepse ishte një pamje kaq e bukur dhe ishte gjynah që këta njerëzit erdhën. Gjithë nervi im ishte sepse ata njerëzit për një javë atë video do e heqin nga celulari i tyre, Arbanës dhe Eduartit do i mbetet kujtim gjithmonë. Çdo gjë tjetër shkoi perfekt pastaj…”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.