Armina Mevlani ka publikuar ditën e sotme një album fotosh nga adoleshenca e saj duke zbuluar disa nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj, por jo vetëm. Në disa prej fotove, bukuroshja e ekranit është shfaqur krah miqve të saj të fëmijërisë, në të tjera gjatë pushimeve dhe gjatë koncerteve të preferuara të saj.
Por njëra prej fotove ka tërhequr veçanërisht vëmendje. Siç duket, kjo shkrepje është shkëputur nga një set fotografik që Armina ka bërë vite më parë. Bloggerja shfaqet më e dobët se kurrë në këtë foto duke zbuluar se nuk ka qenë asnjëherë më kaq e dobët.
Armina njihet për stilin e veçantë të veshjeve dhe për fizikun elegant, por siç duket, dëshira për të ndjekur modën dhe pasioni për foto e veshje i ka fillesat që në moshë shumë të vogël.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.