Moderatorja, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, ditë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre.
Ata ishin në një lidhje prej më shumë se 9 vjeçare.
E pse pritën kaq gjatë për të qenë zyrtarisht burrë dhe grua.
Kjo pyetje i është bërë blogeres në një intervistë virtuale me ndjekësit në ‘Instagram’, ku ajo ka treguar se në fakt ‘ka qenë faji i saj’.
“E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi”, ka shkruar Armina krah një fotoje me bashkëshortin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.