×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestimi i Andrew Tate për trafik të qenieve njerëzore: Publikohen mesazhet tronditëse, si i kërcënonte vajzat për të mos u larguar nga banesa e tij

    Reporteri
    10 Janar 2023 | 8:37

    Pas arrestimit të Andrew Tate nën akuzën e trafikut të vajzave dhe shfrytëzimit për materiale pornografike, mediat kanë publikuar disa mesazhe nga Whatsapp-i i influencuesit.

    Sipas mesazheve të publikuara, pretendohet se Andrew Tate ka kërcënuar një prej vajzave që të mos dilte nga shtëpia e tij në Rumani e pashoqëruar.

    Në një prej mesazheve të publikuara, një prej vajzave i lutej Andrew Tate që të largohej, ndërsa ky i fundit shkruan se ajo duhet të dalë e shoqëruar nga punonjësit e tij më të besuar.

    Vajza (e paidentifikuar): Pse je kaq i ftohtë me mua?

    Tate: Të thash që të mos dalësh nga shtëpia pa më thënë mua. As në qendër tregtare, as në market, në asnjë vend nuk do shkosh që sot e tutje pa më lajmëruar.

    Vajza: Të thashë që dua të dal e vetme.

    Tate: Ky është paralajmërimi i fundit.

    Ndërsa në një mesazh tjetër të publikuar, një tjetër vajzë e pyet Andrew Tate nëse ai e drejton “aktivitetin” në Rumani, teksa ai e pohon.

    Vajza: Kam dëgjuar se ti e drejton biznesin e Only Fans dhe reklamimit të vajzave në TikTok?

    Tate: Tristani (vëllai) dhe Georgiana (punonjëse) e menaxhojnë këtë biznes, por unë i drejtoj ata.

    Andrew dhe Tristan Tate u arrestuan muajin e kaluar në Rumani pasi akuzohen për trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave të reja për publikimin e materialeve pornografike.

    Ata janë ende në paraburgim teksa autoritetet rumune vijojnë hetimin për akuzat që rëndojnë mbi ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!