×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Arrestimi i Lauretës dhe përfshirja në ngjarje kriminale, ndërhyn motra me lot në sy: Boll se kemi familje

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 21:10

    Gjatë kohës që Laureta Zyba fliste për të shkuarën e saj, për të cilën është komentuar shumë në portale që kur u bë pjesë e programit Për’puthen, nuk munguan lotët e motrës së saj.

    Rrushja, gjithashtu pjesë e Për’puthen tha se babai është shumë i sëmurë dhe është ndjerë shumë keq për këtë situatë. Ndër të tjera, Laureta tregoi se ka filluar të fshijë tatuazhet për tu larguar nga adoleshenca.

    “Që në kohën e historisë në 2018, automatikisht jeta ime ndryshoi. Shumë për disa gjëra që i shihja në rrethinën e shoqërisë dhe pas këtij rasti iu afrova familjes. Për çunat, gjithmonë isha e gjykuar”, u shpreh Laureta.

    “Jam pa fjalë, thjesht boll me bullizime se kemi familje. Babi është i sëmurë prej zemrës, nuk është mirë. Nuk do të doja që motra ime të etiketohet në këtë mënyrë se është shumë keq, e ka marrë shumë afër zemrës këtë gjë”, tha Rrushja.

    “Dhe duke pasur parasysh se çfarë vajze ka dhe është e hapur. Kjo është mundësia ime që po e heq këtë ankth”, vazhdoi Laureta.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!