Banorët e reality show të quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel”, transmetim ky që u ndalua, përveç dhunës mes vete, një prej tyre e ka vazhduar edhe ndaj zyrtarëve policorë.
Një incident i tillë ndodhi mbrëmë pas mesnate.
Bëhet fjalë për banoren Teuta Llumnica e cila ditë më parë ishte viktimë e një prej banorëve pasi u gjuajt me papuqe.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Reporteri.net.
“Sot rreth orës 00:25, në stacionin policor jugu është iniciuar një rast Sulm ndaj personit zyrtar. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër T.L, e cila pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia për Reporteri.net.
Banorja në fjalë mbrëmë pati përleshje me banorë, çka u përjashtua nga shtëpia, çka siç duket ka shkaktuar nervozizëm tek ajo, dhe ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.