Mediat në Shqipëri raportojnë se këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pistoletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.
Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.
Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.
Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.
Kjo bëri që policia të arrestojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.