Reperja Tayna kishte paraparë që të enjten e datës 9 gusht të mbante një koncert në qytetin e Ulqinit.
Mirëpo, koncert u anulua dhe shkas për këtë duket të jetë bërë komunikacioni i dendur.
Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory me ç’rast iu kërkonte falje të gjithë fansave të saj.
“Për shkak të komunikacionit të dendur, nuk mund të marr pjesë sonte në Ulqin. Kërkoj falje publikut, shihemi herëve të tjera”, ka shkruar Tayna në njoftimin e saj.
Ndërkohë, probleme të tilla me trafik të ngarkuar po kanë shumica e estradës, dhe vetëm pak ditë më parë edhe Noizy bëri një njoftim për mos arritje në kohë, për koncertin në Podujevë.
Tayna përndryshe ka qenë shumë e ngarkuar këtë verë me prurje të shumta e koncerte gjithandej trevave shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.