×
  • Show Time
  • Show Time

    Arsyet, që “fundosën” serialin “SHPK Nazi”

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 8:12

    Seriali i njohur vendor “SHPK Nazi” pa dyshim se është një nga serialet më të shikuara dhe më të pëlqyera.


    Por një lajm i keq për gjithë shikuesit e këtij seriali u kumtua mbrëmë kur u bë e ditur se këtij seriali i ka ardhur fundi, me episodin e 36-të, shkruan Indeksonline.

    Indeksonline mëson nga burimet e veta se arsyeja pse ky serial po merr fund është se disa nga sponsorët e serialit nuk i kanë kryer obligimet e tyre, duke e vështirësuar realizimin e projektit.

    Edhe pse parimisht seriali ka përfunduar, mundësia mbetet e hapur për të vazhduar, nëse arrihet një marrëveshje për kryerjen e obligimeve nga sponsorët.

    Se a do të arrihet ndonjë marrëveshje për të vazhduar realizimin e këtij seriali mbetet të shihet në vazhdim, por pa dyshim se publiku i këtij seriali e mirëpret rikthimin e “SHPK Nazit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!