Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qeveria ua mundësoi kontributdhënësve që të tërheqin 10% të shumës së mbledhur nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër mbi 50% e qytetarëve që kanë kursime në Trust aplikuan për tërheqjen e 10%.
Por, këtë mundësi nuk e ka shfrytëzuar këngëtarja, Arta Bajrami.
Arta Bajrami thotë se nuk ka aplikuar për tërheqjen e Trustit, ndërkaq që drejton kritika të ashpra ndaj Qeverisë për mospërkrahje ndaj familjeve të cilave u janë përgjysmuar të ardhurat.
“Jo nuk kam aplikuar, unë e kam një pyetje për shtetin. Ne, familjet që e shtojmë popullsinë natalitetin unë personalisht kam tre fëmijë dhe nuk jam duke punuar për shkak të pandemisë siç dihet, pse nuk marrim shtesa për fëmijët si në shtetet e zhvilluara apo në fakt nuk jemi shtet i zhvilluar sepse Qeveritë e kanë pasuruar veten”, tha Arta Bajrami për Telegrafin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.