Modelja e njohur, Arta Elezaj arrin që çdo herë të marr vëmendje me postimet që bën në rrjetet sociale.
Vetëm në Instagram, bukuroshja nga Klina numëron mbi 200 mijë ndjekës ku sjell imazhe nga më të ndryshmet, të cilat kryesisht janë provokuese.
Edhe sot (e diel) Arta postoi disa imazhe nga pushimet luksoze ku shihet e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë me detaje me shenjë të dollarit.
Elezaj tregoi linjat joshëse të trupit në disa poza të shkrepura nga një anije, teksa ajo relaksohej nën rrezet e diellit.
Nuk kanë munguar as komentet dhe pëlqimet e shumta nga ana e fansave të saj të cilët e komplimentonin për paraqitjen.
Ndërkohë, kujtojmë që famën më të madhe, modelja e mori nga paraqitja në serialin vendor “O sa mirë”.
Por, prej kohësh Artën nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv duke u fokusuar më shumë në rrjetet sociale aty ku iu qëndron afër admiruesve të saj vazhdimisht
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.