Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, po shijon disa ditë të mira qëndrimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E shoqëruar nga shoqja e saj, Stina, Arta ka shkuar në Dubai për ditëlindjen e saj, të cilën e feston në pak ditë.
E teksa ndodhet atje, sigurisht që nuk mungojnë edhe pozat e ndryshme atraktive në rrjetet sociale, në të cilat ajo është e ndjekur nga një numër i madh fansash.
Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft atraktive nga qëndrimi në Dubai.
E veshur me një fund me material xhins dhe një bluzë të zezë të shkurtër, Niaj vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.
Në njërën prej fotografive, ajo i ktheu të pasmet e saj nga kamera, duke dashur të vërë në pah hiret e saj trupore nga mbrapa.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.