“Fortnite” titullohet një video lojë e cila pëlqehet shumë nga të rinjtë në gjithë botën.
Por, me këtë lojë njëri nga artistët e estradës, Don Arbas nuk po pajtohet aspak, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij kjo lojë bën që fëmijët të vrasin njerëzit rreth e rrotull Qabes, e për artistin kjo po i bën të vegjëlit që të programojnë trurin për t’i vrarë myslimanët.
“Ja një nga lojërat e fëmijëve tanë, Fortnine. Që në një nga nivelet është që duhet të vrasësh njerëzit rreth e rrotull Qabes. Dhe më pas të prishësh Qaben, që të kalosh nivelin. Imagjinoni se si programojnë trurin e të vegjëlve tanë, që të vrasin myslimanët. Bojkotoni këtë lojë dhe mos lejoni fëmijët tuaj të luajnë”, ka shkruar Don Arbas në InstaStory.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.