Rita Ora ka postuar në instagram këngën e dy repereve nga Kosova, Dafina Zeqirit dhe Taynës të publikuar para disa ditëve.
Në storyn e saj në Instagram, Rita Ora ka shkruar se ndjehet krenare me Dafinën dhe Taynën derisa i ka quajtur edhe Mbretëresha.
“Unë mund të them se pse këngëtaret tona të Kosovës janë kaq të mira. Jam krenare prej nga jam dhe njiherit ka falënderuar për këtë insipirim dhe performancë të shkëlqyer”, ka shkruar Ora.
Para pak ditësh dy reperet më të njohura kanë publikuar këngën e tyre, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.
Këngë kjo e titulluar ‘Bye Bye’, e cila për dy ditë ka arritur të mbledhë 2 milionë klikime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.