Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.
Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë.
Por mesa duket kur jemi te kjo lëndë, shumë prej personazheve VIP të BBVA e kanë kaluar si rishtazi kur ishin në shkollë, pasi njohuritë e tyre në këtë fushë u dukën të pakta.
Ishte fillimisht Efi ajo e cila nuk dinte se çfarë është gadishulli, duke u arsyetuar se është rritur në Greqi dhe ka problem me terminologjinë.
Ndërkohë, moderatores Kiara Tito i ra pyetje “Cili është lumi më i gjatë në Kosovë?”.
Ajo u përgjigj duke thënë “Vjosa” – një lum i cili nuk kalon fare në Kosovë, gjersa më pas e pranoi edhe vet gabimin duke thënë: “Ja futa kot”.
Por një pyetje të tillë, përgjigja e të cilit është Drini i Bardhë, kanë dështuar t’i përgjigjen edhe banoret tjera nga Shqipëria si: Efi, Olta, Diola dhe Tea.
Kjo e fundit duket se nuk dinte asnjë lum të Kosovës, pasi në një moment u dëgjua duke thënë: “Cili lum kalon atje?”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.