×
  • Show Time
  • Show Time

    Autoritetet greke marrin vendim për bashkëshortin e Angela Martinit

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 22:30

    Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është lënë i lirë. Drago Savulescu u arrestua duke bërë bujë në ishullin grek Mykonos.


    Sipas “Revista Who” biznesmeni rumun është lënë i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

    Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

    Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol.

    Kështu, vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!