×
  • Show Time
  • Show Time

    Baby G tregon se ishte e dehur në takimin me Paris Hilton

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 22:12

    Reperja e njohur Baby G ka patur një takim shumë të çuditshëm me sipërmarrësen e famshmen Paris Hillton.


    E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ajo zbuloi se e ka takuar atë në një lokal kur ishte shumë e dehur dhe këtë e quan histori të bukur.

    “Një herë kam qenë në Paris me një shoqen time. Po hanim dhe po pinim birra, po bënim qejf dhe po qeshnim. Kishim ardhur aq shumë në qejf saqë të gjitha telefonat që kanë qenë në tavolinë i kemi marrë dhe i kemi gjuajtur. Më pas kemi hyrë në ujë duke qeshur dhe po kërkonim telefonat. Kur kemi dalë jashtë kemi parë Paris Hilton me disa shokë dhe njerëz dhe po i tregonim çfarë ndodhi, më pas bëmë dhe foto. Ditën tjetër kam kuptuar që telefoni nuk është, që Paris Hillton nuk është, pyesja veten ku jam, çfarë ka ndodhur. Është një histori për të qeshur dhe e bukur”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!