×
  • Show Time
  • Show Time

    Banorja e BBVIP Albania ndan historinë personale: Më vodhën makinën me revole në kokë

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 16:33

    Banorja BBV Albania, Ermiona Lekbello, ka ndrë së fundmi një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë.

    Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar. Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.

    Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të githa këto sende ia grabitën.

    Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë.

    Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!