Ish-presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, duket se ka menduar të bëjë edhe një film për biografinë e tij.
59-vjeçari ndërsa ishte ne në emision duke promovuar librin e tij, ka bërë një deklaratë të papritur, shkruan Daily Mail.
Gjatë intervistës ai ka thënë se ‘vulën me miratimit të familjes sime’ e ka Drake, i cili është i vetmi që do lejoja të luante në filmin biografik.
“I talentuar, njeri i talentuar. Duket se ai bën gjithçka që dëshiron”, është shprehur Obama për reperin.
Ai la të kuptohej se entuziazmi për një portretizim të Drake për të, do të vinte më shumë nga vajzat e tij Malia dhe Sasha, sesa nga ai.
Obama ndan fëmijët e tij me gruan e tij dhe ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, me të cilën është martuar që nga viti 1992.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.