“My all” – kënga e Noizy-t dhe Elvana Gjatës – me siguri i ka lumturuar shumë adoleshentët e viteve 2000, të cilët asokohe nuk e mendonin se Elvana dhe Noizy mund të bashkëpunonin.
Ndërsa zëri i Luizit në një moment, me gjasë, ka lumturuar komunitetin e TikTok-ut dhe fansat e Luizit.
Noizy publikoi profilin e Luizit në Instagram (i cili ka shkaktuar goxha debat) duke shkruar: “Instagrami zyrtar i çapaçules. Follow të gjithë se kemi një surprizë për të gjithë ju.”
Reperi publikoi linkun e këngës “My all” dhe pasi e dëgjuan me vëmendje, njerëzit vunë re se në minutën 2:19 dëgjohet Luizi duke thënë “Noizy”.
Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, Luizi ka shprehur vlerësimin që ka për Noizy-n si artist dhe ka thënë më shaka se dëshiron të bëjë një këngë me Noizy-n, këngë për të cilën nuk ka asnjë pretendim, mjafton që në një moment të thotë thjesht “Noizy” dhe Noizy t’ia kthejë duke thënë “çapaçule”. Zëri në këngën “My all” është shkëputur nga ky moment.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.