Më 18 nëntor paraqitja e saj e parë Emma Coronel Aispuro, do t’i bashkohet serisë që jepet në VH1, “Anëtarët e Kartelit”.
Lajmi për pjesëmarrjen e saj kishte disa javë që qarkullonte, por VH1 e ka konfirmuar që bashkëshortja e bosit të drogës do të marrë pjesë në sezonin e dytë. Paraqitja e saj e parë do të jetë më 18 nëntor.
“Anëtarët e Kartelit” është një seri televizive që tregon nga afër jetën e përditshme të tetë personave që kanë lidhje familjare me botën e trafikut të drogës, ndërkohë që ata punojnë për të ndërtuar një emër jashtë asaj bote. Aispuro dhe Joaquin “El Chapo” Guzman janë të martuar që nga viti 2007.
Një gjykatë amerikane ka dënuar me burg të përjetshëm bosin meksikan të drogës “El Chapo”.
Guzman, 62 vjeç, u shpall fajtor për 10 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, nga një gjykatë federale në New York.
Guzman është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.