Reperi i njohur, Nipsey Hussle u nda jeta para disa ditësh në një atentat në mes të ditës. Pas kësaj ngjarje tronditëse, partnerja e tij prej 6 vitesh ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Instagram’.
“Jam tërësisht e humbur. Kam humbur shokun tim më të mirë. Shenjtorin tim. Mbrojtësin tim. Shpirtin tim… Jam e humbur pa ty. Ne jemi të humbur pa ty zemër. Nuk kam fjalë”, ka shkruar Lauren London, në fotot ku dukej pranë reperit.
Lauren he Nipsey janë prindër të një djali, ndërsa historia e tyre kishte nisur pikërisht në ‘Instagram’. Djali i tyre është 2 vjeç dhe quhet Kross, por Nipsey ishte gjithashtu baba i një vajze nga një lidhje e mëparëshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.