×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix edhe një herë tregon mbështetjen për Donaldin: Ti ke lindur fitues

    Reporteri
    18 Shkurt 2022 | 21:55

    Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj po merr pjesë në natën finale të Big Brother VIP që po mbahet sonte (18 shkurt).

    Kur ka mbetur edhe pak kohë deri në shpalljen e fituesit të këtij edicioni të BB VIP, Beatrix ka treguar edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj dhe finalistin, Donald Veshaj.

    Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja postoi një foto ku shihet në krahët e aktorit, ndërsa i bëri një dedikim.

    “Ti ke lindur fitues, nuk mund të jem më krenare se kaq më ty”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

    Kujtojmë që lidhja e dashurisë mes tyre nisi brenda shtëpisë së famshme, ndërsa po vazhdon të komentohet akoma.

    Ndërkohë, përveç Donaldit dhe Beatrix, në Big Brother VIP u krijuan edhe dy çifte të tjera, ajo mes Sarah Berishës dhe DJ Pm, dhe Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

    Përvec Donaldit, pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët: aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, prezantuesja Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani (Jakic).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!