Pas daljes nga BBV gjërat mes Donaldit dhe Trixës siç nuk po shkojnë dhe mirë.
Jo rrallëherë rrjetet sociale kanë qenë ato që na kanë dëshmuar për raportet mes një çifti apo edhe ndarjen e tyre.
Së fundmi vëmendje të madhe po merr marrëdhënia Donald- Trixa e cila nuk është e zjarrtë siç ishte në fillim. Dyshja kanë vazhduar aktivitetin e tyre në rrjetet sociale por asnjëri prej tyre nuk kanë postuar ende foto së bashku.
Madje Donaldi ditën e dytë pas daljes e kaloi në një klub në Tiranë bashkë me Romeon e shoqërinë e tyre. Në anën tjetër Trixa publikoi në Instagramin e saj momentin kur në finale ia këndoi Donaldit hitin e madh.
Ajo në këtë video i etiketoj ata të cilët u kujdesen për dukjen e saj si dhe të dashurin, Donaldin, të cilit ia dedikoj këngën.Në këtë postim është vënë re që Donaldi as që ia ka bërë ‘like’ e as ‘koment’, madje shumica e komenteve që ka pranuar ishin negative sa i përket raportit të tyre.
Ndërsa sot, Trixa siç duket mori ‘hak’ menjëherë duke mos i bërë as ‘like’ as ‘koment’ postimin e fundit të aktorit Veshaj pranë portretit të Ismail Qemailit që e pikturoi vet ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.