×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix në gjendje të rënduar emocionale, Romeo bën gjestin e papritur për “kunatën”

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 15:55

    Beatrix Ramosaj është e eleminuara e fundit nga shtëpia e Big Brother VIP, ku të premten ajo u largua përfundimisht nga ky format.

    Këngëtarja edhe gjatë kohës sa po përshëndetej me banorët, shprehej mjaft e frikësuar, derisa kur erdhi në studio dridhej nga frika se si ajo është parë jashtë shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje, të dielën ajo nuk ishte e pranishme në Fan Club, ku moderatorja Dojna Mema tha se ajo është në gjendje të rëndëuar psikologjike dhe ishte e pamundur ta kishim në studio.

    Tani një reagim lidhur me Trixën e ka bërë Romeo, vëllai i Donladit me të cilin këngëtarja krijoi një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Në llogarinë e Donaldit në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shihen të dy bashkë, dhe më pas Donaldi i vetëm në oborr pas largimit të Trixës.

    Kujtojmë se Donaldi i dha fund raportit të tij me Bora Zemanin dy javë pasi i dërgoi varësen në përvjetorin e njohjes së tyre, derisa më pas shprehu pëlqimin e tij për Beatriën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!