×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj: Nuk kam bërë agjë gabim, s’po e kuptoj këtë lloj negativiteti

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 11:12

    Në kuadër të projektit “Thuaje”, Luana Vjollca ka realizuar një lidhje live me Beatrix Ramosajn, e cila ka folur për periudhën e vështirë që kaloi pas daljes nga Big Brother VIP dhe sesi ndikuan komentet negative në rrjetet sociale.

    “Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat.

    Ka njerëz që ndërgjegjësohen. Unë mendoj se e mira ka më shumë fuqi sesa e keqja. Nuk dua ta cilësoj e keqja, se mbase dhe ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme që kanë arritur në atë pikë. Besoj se e mira e bën ndryshimin kështu që shoh te vetja një pikë të fortë. Nuk e quaj gabim fare që vendosa të ndaj eksperiencën time dhe të ngrija zërin për diçka që është shumë e gabuar në këtë botë.

    Më vjen shumë keq që në vendin tonë, mediat dhe shumë emra të njohur kur shohin një fenomen të tillë, nuk kanë reaguar. U desh një emër shumë i madh, me influencë siç është mami i Rita Orës, që të fillonin dhe të flisnin të tjerët. Gjatë kohës që kam qenë brenda ishte e vështirë dhe për njerëzit e mi sepse janë ofenduar nga shumë njerëz, është shumë e shëmtuar. Nuk e kuptoj atë lloj negativiteti, kundrejt një njeriu që nuk ka bërë asgjë gabim.”, rrëfeu Trixa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!