Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, ajo që ka ruajtur më pak kontakte me banorët e tjerë dhe është distancuar më shumë duket të jetë Beatrix Ramosaj.
Pas lidhjes së dashurisë që krijojë me Donaldin brenda shtëpisë së BBV, e cila rezultoi e passuksesshme, ajo ka qëndruar më shumë jashtë vendit.
Por së fundmi ka treguar në InstaStory se është takuar me Monika Lubonjën dhe kanë drekuar së bashku me mamanë e këngëtares.
Kujtojmë që Monika pasi doli nga “Big Brother” u bë një mbështetëse e Donaldit të cilit i uronte fitoren. Gjathashtu pas ndarjes së Betarix dhe Donaldit, Monika u shpreh në një intervistë se sheh dritë jeshile për një rikthim të mundshëm të tyre.
“Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.