×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha dhe Gashi, në krye të një top liste të huaj

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 8:36

    Reperi Gashi dhe Bebe Rexha sollën ndaras këngët e tyre të radhës para fansave dhe publikut të gjerë.


    Artisti publikoi këngën, “Safety”, të cilën e publikoi në bashkëpunimin me DJ e famshëm ndërkombëtar, Snake.

    Kjo këngë renditet në pozitën e parë të top listës, “New Friday Chart” dhe kjo e ka bërë të lumtur këngëtarin që jeton dhe vepron përtej oqeanit Atlantik.

    E në këtë listë e ka gjetur veten këngëtarja, Rexha, e cila solli këngën “Not 20 Anymore” që po mirëpritet brenda tifozëve të bukuroshes sonë.

    Ata duket se kanë ndikuar që biondina të renditet në vendin e katërt ani pse ka kohë të shkurtër që e ka publikuar 30-vjeçarja.

    Ndryshe, Gashi dhe Bebe pritet që të sjellin këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm dhe krahas kësaj po vazhdojnë me koncerte muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!