×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha me një gjest bujar, shprehet e gatshme t’i paguajë faturat e fansave

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 16:26

    Bebe Rexha bëri një veprim bujar.


    Viti 2020 solli shumë vështirësi tek disa kategori, të cilat u prekën nga kriza që e shkaktoi pandemia COVID-19.

    Shumë njerëz mbetën pa punë, andaj kishin vështirësi të siguronin ushqimin dhe të paguanin faturat e qiranë.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ashtu sikurse shumë vullnetmirë, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar disa persona në nevojë, shkruan lajmi.net.

    Me anë të një postimi në Instagram, artistja bëri të ditur se do ua paguajë faturat e disa ndjekësve të saj.

    “Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, shkruan Bebe.

    Këngëtarja gjatë këtij viti nuk pati koncerte, por punoi rreth këngëve të reja dhe u fokusua edhe në jetën private, teksa kaloi karantinën bashkë me të dashurin. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!