×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha ndërton shtëpinë e familjes Musa e cila ka një histori tragjike

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 10:00

    Ditën e djeshme Bebe Rexha arriti në Shqipëri për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.


    Ajo arriti të mbledhë 85 mijë euro se bashku me fansat e saj dhe me këto para ka vendosur të rindërtojë shtëpitë e dy familjeve në Bubq.

    Ajo ka zgjedhur familjen Bushi dhe familjen Musa, ku kjo e fundit ka një histori shumë të trishtë.

    Aktori Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit këtë histori, ku ka prekur zemrat e të gjithëve. Ai tregon se kjo pjesëtarët e kësaj familje janë të afërmit e tij.

    “Bebe Rexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin.
    Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke. Bekimin e tgjithve ke @beberexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. . Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte.
    Lavdia e Zotit. Amen”, shkruan Besi.

    https://www.facebook.com/BesKallakuReal/posts/2443770069210370?__xts__%5B0%5D=68.ARAQr0FAzYR4rDxMGyDwbOGrLxE39Hp6FZ77Wz1fOO0n3tg8k63b0SIBIwK5VDtSgsmjBjDp6w1B0XXXlkPT_pMs_6nYxQAv3f38TzYLY2mAeVGkfjZBwppzTZUh0DkB_Y9w6fGh3t2GcxwM9xzed1R9-1i75Ih56A8zx3fNjkbGPMDpOTgRaB-a5XnEjucTcfP-KW08G2ZY_CvOi–1YN-rZ7l-4218IQzKEVEtQIJrsQNIVpPloDVIrBjcDBzodoc1VGKsOcJqdkJ6PlDzLQI9SCc1Lt33Qef703UnFOZWV-4F5Ily1IQgyE5VO2Ms9xoHQzaW05tPl23BsFmfl14sUIex&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!