×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha po vjen me një këngë shqip këtë verë, në bashkëpunim me një DJ

    Reporteri
    31 Maj 2023 | 15:34

    Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombtarisht, Bebe Rexha, ka bërë një befasi për të gjithë fansat e saj shqiptarë.

    Ajo ka paralajmëruar se një këngë shqip të cilën e ka përgaditur mund të publikohet shumë shpejt.

    Përmes një video në ‘InstaStoryn’ e saj, ajo ka lëshuar një pjesë të këtij hiti.

    “A ta lansojmë këtë? A ta lansojmë këngën shqipe në verë?”, ka pyetur Bebe, ndërkohë që në prapavijë fillon muzika.

    Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”. Bebe, ka etiketuar edhe Dj e njohur nga Kosova, Dj Gimi-O, e mesa duket dyshja po vijnë me një bashkëpunim.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Music & TV Albania (@mtvalbania)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!