Bebe Rexha, gjatë një interviste të fundit ka treguar në disa pika se si nisi karriera e saj muzikore dhe jo vetëm
Duke qenë se është e hapur nëpër intervista e edhe me fansat e saj, këngëtarja shqiptare ka folur po ashtu edhe për jetën private ku ka theksuar se nuk e ka gjetur ende dashurinë pasi meshkujt nuk mund ta përballojnë.
Bebe ndër të tjera foli edhe për familjen duke treguar se babai i saj gjithmonë është frikësuar që ajo të bëhet këngëtare, shkruan lajmi.net.
“Më lejonte të dëgjoja muzikë, por e vinte re sa e fiksuar isha me këngët, me të shkruarit dhe ishte kundër [kësaj karriere] sepse e mendonte industrinë e muzikës si një vend të rrezikshëm. Seks, drogë dhe rock and roll. Ashtu është, meqë ra fjala, por jo për mua. Për mua s’ka seks, as drogë, thjesht rock and roll”, tha Bebe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.