×
  • Show Time
  • Show Time

    Beckham mundohet ta ngushëllojë aktorin e njohur për aksidentin, por ia huq me jetë – bëhet horë nga fansi

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 12:13

    Aktori i njohur amerikan, Kevin Hart ka pësuar një aksident para dy ditëve me makinën e tij.


    Hart pësoi lëndime fizike me ç’rast u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni, shkruan Reporteri.net

    Me këtë rast, kanë reaguar edhe yjet e Hollywoodit, por jo vetëm. Edhe kolegë e miq të tij kanë shprehur kurajën për aktorin satirik.

    I fundit që ka shprehur mbështetjen për aktorin në fjalë është legjenda e futbollit botërorë, David Beckham.

    Ai nëpërmjet një postimi në facebook është munduar t’i thurë disa fjali në formë mbështetje për yllin e njohur, por ia ka huqur me jetë.

    “Hej njeri, kjo është përse ne jemi bërë, për sfida si këto…Qëndro i fortë, paç fat me rikuperimin unë do të jem duke të pritur me një dush të freskët… Dashuri për familjen dhe për gjithçka që të duhet unë jam këtu… Shumë dashuri DB… Kevin Hart”, ka shkruar ai.

    Por, në vend se ta përmendte aktorin në fjalë, Beckham ka bërë tagg një tjetër Kevin Hart, i cili e ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë shaka me yllin anglez.

    “Shpresojmë për një rikuperim të shpejt për ty Kevin Hart, nga Kevin Hart”, ka shkruar personi që u bë tagg gabimisht nga Beckham.

    Ndryshe, Beckham ende nuk e ka vërejtur këtë gabim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!