Të mërkurën, një konkurrent i ri i është bashkuar “Për’Puthen”. Ai quhet Atdhe, është 27-vjeç, dhe vjen nga Gjakova. Sikurse tregoi vetë ai ka jetuar 8 vite në shtetet të ndryshme të Europës, ku ka bërë punë të ndryshme.
Madje pranoi pa komplekse se ka punuar edhe në ndërtim.
Mirëpo, në fakt Atdheu nuk duket aq i huaj për konkurrentët e tjerë.
Në rrjet së fundmi po qarkullojnë disa foto ku Atdheu shihet krah tyre në një darkë ku morën pjesë të gjithë konkurrentët dhe produksioni të shtunën që lamë pas.
Në një foto tjetër ai pozon krah Anës.
Ishte Alban Dyrmishi ai që ka publikuar fotot në Instastory duke hedhur akuza mbi produksionin. Kujtojmë se Albani ka qenë konkurrent sezonin e kaluar në “Për’puthen”.
Ai u përjashtua nga produksioni pasi dha një intervistë pa lejen e tyre, ndonëse vetë ai është shprehur se arsyeja e përjashtimit të tij lidhet me mosbindjen për të vepruar sipas skenarit.
Ndryshe, Ana dje zgjodhi që takimin e javës së ardhshme ta bëjë me Atdheun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.