×
  • Show Time
  • Show Time

    Beniada: Po, dua një burrë nga Kosova

    Reporteri
    18 Shkurt 2022 | 9:38

    Donaldi ka ngacmuar sërish Beniadën.

    Derisa mbrëmë katër finalistët festuan 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, si zakonisht nuk munguan batutat nga Donaldi, shkruan lajmi.net.

    Meqenëse Iliri, Donaldi dhe Erinxhel kishin thënë nga një poezi për Kosovën, Beniada ishte e vetmja që nuk lexoi poezi.

    Kjo bëri që Donaldi ta ngacmojë me një pyetje mjaft interesante.

    “Do të doje një burrë nga Kosova?” ishte pyetja e Donaldit ku Beniada nuk e mohoi se po do kishte dëshirë të njihej me një djalë nga Kosova.

    Pjesë nga biseda:

    Donaldi: Do të doje një burrë nga Kosova?

    Beniada: Patjetër që po

    Donaldi: Të pëlqejnë kosovarët?

    Beniada: S’kam njohur ndonjë

    Einxheli: Po nga ata që ke parë këtu brenda

    Beniada: Dagzi është yti

    Donaldi: Ka qenë Valoni e disa të tjerë. Do të doje të njihje një djalë nga Kosova kur të dilje që këtej

    Beniada: Po

    Donaldi: Mirë, për të gjithë djemtë nga Kosova, Beniada është e gatshme. Sapo të dalë që këtej. “Instagram-in” ia keni, sepse numrin e telefonit nuk ia dimë

    Beniada: Je shumë i poshtër

    Donaldi: Ajo e do një djalë nga Kosova, kështu që luftoni për një Beniadë nga Durrësi

    Einxheli: Vajzat shqiptare nuk janë fasada, janë të mira is Beniada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!