Beniada gjatë këtyre muajve qëndrimi në Big Brother VIP, gjithmonë e ka treguar se është fanse e madhe e njërës prej këngëve të Sinan Hoxhës.
“Parfumi” është një nga këngët e Sinanin e cila ka vite që ka dalur në tregu, por ajo është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut nga mënyra se si Beniada e këndon brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, kësaj radhe një reagim për Beniadën ka ardhur edhe nga vet artisti i kësaj kënge.
Ai mbrëmë ka performuar në një nga klubet e Tiranës, e para se të ngjitet në skenë ai në tekstin e këngës së tij, përmend edhe emrin e Beniadës.
Tani në një video të publikuar në Tiktok, është bërë një kolazh videosh, ku shihet Beniada duke kërcyer e kënduar këngën “Parfumi”, e më pas pjesën tjetër të tesktit e vazhdon Sinani, derisa nuk kanë munguar edhe përshëndetjet gjatë kohës që ai performonte në skenë.
Theksojmë se Beniada nisi aventurën e saj në Big Brother VIP që nga 5 tetori, derisa ajo tani është njëra nga banoret më të pëlqyera në shtëpi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.