Beniada Nishani në një kohë rekord u shndërrua në një nga personazhet më të dashur shqiptar.
Modelja e njohur hyri dhe doli single nga BBV ku mori pjesë ndërsa nuk ka folur për njohjet e reja dhe jetën sentimentale pas daljes nga programi.
Por një shaka Ed Manushit javën e kaluar, se Beniada është e lidhur me një avokat në Itali, bëri që Beniada të flasë sot për herë të parë dhe të pranojë publikisht lidhjen e dashurisë.
Ke gjetur një djalë simpatik?”– pyeti një fëmijë kureshtar, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.
“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as Italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani” tha Beniada.
Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.
Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.